Shkon në 100 numri i viktimave në Japoni si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve. Ndërkohë janë 30 mijë personat e vendosur në qendra pritjeje të përkohshme, kurse situata në vend cilësohet shumë e rrezikshme nga autoritetet.
Në Japoni të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, ku zonat më të prekura janë ato në perëndim të vendit. Qeveria japoneze ka urdhërujar evakuimin e një territori të gjerë që përfshin më shumë se 2 milionë banorë. Kryeministri japonez Shinzo Abe shpjegoi se shpëtimi i njerëzve të bllokuar në zona të izoluara tashmë është kthyer në një garë me kohën. Deri tani janë 50 mijë personat e përfshirë në operacionet e kërkim shpëtimit.
Mëngjesin e të hënës reshjet janë reduktuar, por rritja e temperaturave përbën një rerzik të ri për pjesën e popullsisë që ka mbetur pa ujë të pishëm dhe energji elektrike. Të dielën 170 pacientë të një spitali të izoluar u evakuian por mediat thonë se ka ende me dhjetëra persona të bllokuar në strukturë.
Të paktën 30 mijë persona jetojnë prej ditësh në qendra pritjeje të ngritura për të menaxhuar situatën e jashtëzakonshme. Agjencia metereologjike japoneze e ka cilësuar siktuatën si shumë të rrezikshme duke shpjeguar se mund të ketë dhe rrëshqitje dheu.
Që nga viti 2011 reshjet në Japoni nuk shkaktonin dëme të këtyre përmasave dhe dhjetëra viktima. Muaji korrik zakonisht është muaji kur ka dhe më shumë reshje në vend. /abcnews.al