Mbi 100 vende po mbështesin një projekt rezolutë të propozuar nga BE për një hetim të pavarur mbi origjinën e koronavirusit.
Midis vendeve që kërkojnë hetimin është edhe Rusia, India, Japonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Indonezia dhe padyshim 27 shtetet e BE-së.
Zëdhënësi i BE-së Virginie Battu-Henriksson tha se në Asamble do të shtrohen disa pyetje si – “Si u përhap kjo pandemi? Apo edhe ‘Cila është epidemiologjia që qëndron pas saj?’
Kina zyrtare ka deklaruar më parë se është në dispozicion të pranojë vetëm një hetim të drejtuar nga OBSH-së, në kohën e duhur, ose sapo të mbarojë emergjenca shëndetësore
Tema kryesore e diskutimeve të ekspertëve shëndetësorë nga 194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të jetë pandemia nga koronavirusi gjatë së cilës, që prej shpërthimit epidemik në Kinë janë infektuar më shumë se 4.7 milionë njerëz.
Për t’u miratuar rezoluta ka nevojë për votën mbështetëse të dy të tretave të 194 anëtarëve të asamblesë. Për kreun e OKB, Antonio Guterres, kjo nuk është koha për të nisur hetime mbi origjinën e Covid. Ai tha se “Kur ta lëmë pas koronavirusin do na duhet të gjejmë origjinën e tij dhe përgjegjësitë e pandemisë.
OBSH-ja supozohet të përfaqësojë interesat e të gjitha vendeve anëtare të saj në mënyrë të barabartë, por ajo e ka gjetur veten në qendër të një beteje politike midis Kinës dhe SHBA, teksa presidenti amerikan Donald Trump e ka akuzuar zyrtar për keqmenaxhim dhe mbulim të përhapjes së koronavirusit në Kinë./abcnews.al