“Më shumë pemë, më shumë ajër për Tiranën”/ Julinda Dhame: Po transformojmë kryeqytetin!

schedule09:39 - 6 Shkurt, 2024

schedule 09:39 - 6 Shkurt, 2024

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, Julinda Dhame, drejtoreshë e Përgjithshme e Mjedisit, Bashkia Tiranë, foli për nismën e qytetarëve për mbledhjen e pemëve si një dhuratë për kryeqytetin.

“Ne kemi kohë që po punojmë për mbledhjen e pemës. Ne kur bëjmë thirrje si Bashki e Tiranës që t’i afrojmë njerëzit, që të mbjellin pemë, na janë ofruar njerëz që kanë pasion natyrën e mjedisin. Kjo është pjesa e bukur e punës tonë që na bashkohen njerëz të tillë. Për mbjelljen e tyre bëhet një studim, ka specialistë përkatës, ka rregulla të shkruara, ka edhe një rregullore”, ka thënë ajo.

Gjithashtu i ftuar në studion e “ABC News”, ish-profesori i gjuhës Frënge, Ilia Lengu foli për pasionin e tij për natyrën dhe se si i është bashkuar aktivitetit për mbjelljen e pemëve në Tiranë.

“Unë deri tani mund të kem mbjellë rreth 10 pemë. Në parkun e liqenit kam një kënd të veçantë që e kam pagëzuar “Sofra Myzeqare”. Fillimisht e kam nisur me kumbulla, që i mbolla për vajzat e mia. Pastaj u bënë me fëmijë dhe gjithashtu mbolla sërish pemë”, ka shtuar ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!