Më shumë nxënës në shkollën industriale në Shkodër, interes për mekaniken dhe shërbimet e mjeteve të transporteve

schedule15:40 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:40 - 20 Shtator, 2023

Këta djem të rinj nga Shkodra janë duke zhvilluar orët e para mësimore në degën e shërbimeve të mjeteve të trasnportit.

Janë nxënës që kanë zgjedhur kualifikimin professional në shkollën e mesme teknike “Arben Borici”.

Në këtë shkollë këtë vit ka më tepër nxënës. Janë 130 në total.

Drejtori, Zamir Laçej tregon se nga 5 drejtimet që ka ky institucion kërkesat më të larta kanë qënë për degën shërbimeve të mjeteve të transporteve dhe mekanikës.

Avantazh këta nxënës kanë integrimin e kollajtë në tregun e punës. Shkolla ka bashkëpunime të mira me bizneset në të cilat nxënësit bëjnë praktikë por edhe punësohen në përfundim të shkollës.

Shkolla Teknike Industriale  u hap më 23 nëntor 1929, nga qeveria italiane por për arsye të luftës u mbyll më 1943 për t`u rihapur më pas në 1 shtator të vitit 1968./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!