Besart Berisha dhe Arbër Zeneli do të kenë një rival të përfaqësues së Kosovës në Ligue 1. Mesfushori më tipare sulmuese, Bersant Celina, ka nënshkruar me Dijon në Francë.
Swansea City do të përfitojë 3 milion euro nga ky transferim, ndërkohë që lojtari i Kosovës do të ketë për katër vite i francezëve.
Celina në të shkuarën ka qenë pjesë e Manchester City. Në janar të vitit 2014 iu bashkua “Qytetarëve”, pasi një eksperience me norvegjezët e Stromsgodet.
Në shkurt të vitit 2016 ai debutoi në Premier League, në një ndeshje kundër Leicester City. Ajo ishte përballje e vetme e Celinës në elitën e futbollit anglez.
Më pas u huazua te Twente në Holandë dhe Ipswich Town në Championship. Dy vite më parë u transferua te Swansea, skuadër më të cilën numëron 74 ndeshje e 7 gola. /abcnews.al
? Bersant Celina has joined French top-flight side @DFCO_Officiel on a permanent deal, subject to international clearance.
All the best, Bersant!
? https://t.co/I1iYBNAwtY pic.twitter.com/93bbL1YgXN
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) September 9, 2020


