Më shumë besim te ekonomia/ BSH: Qytetarët e bizneset më optimistë për gjendjen financiare

schedule14:56 - 1 Prill, 2025

schedule 14:56 - 1 Prill, 2025

Bizneset dhe qytetarët kanë vlerësime optimiste për të aktivitetin ekonomik  në muajt e ardhshëm si dhe  për të fitimet.

Treguesi i ndjesisë ekonomike  u rrit me 1.1% në muajin mars ndërsa  aktualisht qëndron 8.1 pikë mbi mesataren historike Në rritjen e tij ndikuan përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të tregtisë. Ky i fundit dha një kontribut negativ.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 1.2%në muajin mars dhe kjo u përcaktua nga pritshmëritë  më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre.

Edhe sektori i ndustrisë pësoi një rritje me 1.4 %në muajin mars e lidhur kjo me  vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet, si  dhe për prodhimin industrial aktual.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.6 pikë përqindje në muajin mars dhe niveli i tij u përcaktua  nga aktiviteti aktual ndërtues.

Sektori I tregtisë ka vlerësime më pesimiste por përsëri  niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 5 pikë përqindje mbi mesataren historike këtë muaj.

Edhe qytetarët kanë pritshmëri më optimiste dhe  Treguesi i besimit konsumator  u rrit me 2.3% në muajin mars. Kjo ka reflektuar si pritjet më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë dhe për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen ashtu edhe situatën e përmirësuar të blerjeve në shuma të mëdha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!