“Me shqiptare je martuar?”, i riu francez befason Ramën: Po këtë shqipen nga e ke

schedule11:32 - 12 Qershor, 2021

schedule 11:32 - 12 Qershor, 2021

Mes shumë të tjerësh në radhët e aplikantëve në platformën “Gati për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama u njoh edhe me një të ri francez i cili kërkon të vijë në Shqipëri për të kontribuar në fushën e logjistikës. Rama shkëmbeu disa batuta me të në lidhje me shqipen e tij.


Pjesë nga biseda

I riu francez: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar në master në fushën e logjistikës në Francë. Kam punuar disa vite në Shqipëri. Me zhvillimin e territorit dhe politikat e transportit.

Rama: Po këto shqipen nga e ke

I riu francez: E kam mësuar në Shqipëri

Rama: Në punë e ke mësuar?

I riu francez: Në punë

Rama: Me shqiptare je martuar

I riu francez: Po me shqiptare

Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten.

Një tjetër aplikant që spikati në prezantimin online ishte edhe një pilot që punon si kapiten në Arabinë Saudite.

Piloti: Punoj në Arabinë Saudite si kapiten

Rama: Je shumë i dëshiruar të vish se është një fushë ku kemi mangësira. Sapo të gjejmë një aeroplan. Por mbase na vlen më shumë rrish në tokë disa kohë.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!