“Më shqetëson fakti që pësojmë gola naiv”, Martini: Unë them që humbëm 2 pikë

schedule16:34 - 21 Nëntor, 2021

schedule 16:34 - 21 Nëntor, 2021

Teuta nuk arriti më shumë se barazimi 2-2 me Skëndërbeun në ndeshjen e javës së nëntë të kampionatit, duke humbur kështu 2 pikë në garën për vendet e para të tabelës.

Pas ndeshjes për “Supersport” trajneri i durrsakëve, Edi Martini është shprehur shumë i zhgënjyer për mënyrën se si i pësojnë golat dhe se kanë humbur 2 pikë të rëndësishme në këtë ndeshje.

“Ajo që më shqetëson është pësimi i golave që marrim. Janë gola naivë që vijnë për mungesë përqendrimi. Duhet më autoritet në lojë për të fituar ndeshjen, gjë për të cilën sot lamë për të dëshiruar.

Nuk dua të justifikohem për mungesat, jemi ndërtuar për kampion. Duhet ta qarkullonim topin më shumë pas avantazhit tonë, nga frika u kthyem në mbrojtje dhe Skënderbeu e shfrytëzoi.

Duhet të jemi më të qetë. Në momentet që je duke fituar, atëherë duhet të ishim më të qetë, duhet ta menaxhonim më mirë 20 minutëshin e fundit. Duhej më tepër autoritet dhe qarkullim topi.

Kur je nën presionin e pikëve, edhe ekipi futet në stres, por nuk kemi çfarë bëjmë, të pranojmë rezultatin. Na kthehen ndeshjen tjetër lojtarët që nuk luajtën sot. Lufta është e hapur, ekipet janë afër njëri-tjetrit.

Duhet të jemi të përqendruar. A ishte i drejtë barazimi? Unë them që humbëm 2 pikë, patëm mundësi të shënonim golin e tretë. Kishim punuar shumë për të pasur kujdes sulmuesit e tyre në goditjet standarte. Punuam të mos dëmtoheshim nga topat e gjatë dhe goditjet standarte, por aty erdhi goli.

Teuta ime ekipi më i ndëshkuar me kartonë? E vërtetë, duhet të jemi më të kujdesshëm, edhe vjet jemi ndëshkuar. Është një pikë që duhet të rregullohet, lojtarët me eksperiencë duhet të qetësojnë vetën dhe të tjerët”, përfundoi trajneri i kampionëve në fuqi”, deklaroi tekniku i Teutës.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!