Regjisori i filmit të animuar dhe piktori, Artan Maku ka kujtuar momentet e vështirë gjatë kohës kur ishte student. Ai tha në emisionin “Pas Mesnate” se nuk e pëlqente fare lëndën e Historisë së Partisë dhe ngeli, mirëpo emri i babit e shpëtoi nga torturat e Spaçit.
Maku tregoi se rol kryesor pati dhe shoqëria e babait me në krye Mihal Bishën.
“Situata ishte shumë e ndërlikuar atëherë. Kërkoheshin armiqtë e klasës dhe ndër ta më veçuan dhe më thanë ky është armiku. Unë kurr kam qene student nuk e kam dashur shumë historinë e partisë, kam dashur shumë filozofinë, materializmi dialektik. Të them të drejtën, unë kam ngelur në fakultet në historinë e partisë.
Më shpëtoi emri i babait, ishte funksionar, ka qene në kontroll të planit të shtetit dhe shoqëria e babait që po ta përmend atë emër tmerroheshin të gjithë, frikësoheshin të gjithë, Mihal Bisha. Ai tha që atë njeri nuk e prek asnjëri, ai mbrohet nga shteti derisa të jemi ne këtu, ti i ke dhënë kësaj qeveria. Edhe faktikisht, babai i ka dhënë kulturën, dijen, i ngriti, i bëri shtet. Unë kur kujtoj këto situata ka qenë dhe shumë të vështira për babain tim”, tha ai./abcnews.al