38 – vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasje me paramendim të 47-vjeçarit “Amerikani” ose “Gus”, mëngjesin e 20 janarit ka dhënë dëshminë e tij.
“Amerikani” i kishte shitur kokainë të prishur dhe e kishte dërguar në spital , mësohet se ka dhënë shqiptari në memorandumin e faljes që ka dorëzuar në hetuesi.
Për sa i përket pistoletës me të cilën vrau viktimën e tij me një të shtënë në këmbën e majtë, ai pohoi se e mbante gjithmonë me vete, duke shtuar se nëse do të donte ta vriste nuk do ta kishte qëlluar në këmbë.r.t/abcnews.al