Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me shifra rekord në Spotify, i riu shqiptar “mposht” dhe Ledri Vulën: Pasionin arrita ta kthej në profesion

schedule08:41 - 12 Prill, 2022

schedule 08:41 - 12 Prill, 2022

Prej vitesh merret me muzikën elektronike, zhanër që po e çon drejt suksesit ndërkombëtar. Marin Hoxha ka krijuar shumë materiale origjinale por dhe ripunime të këngëve të njohura, që janë publikuar nëpër platformat online.

I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Marini tha se angazhimi në këtë fushë nisi rastësisht kur një mik i kishte treguar një aplikacion. Producenti shtoi se ndihet i lumtur që pasionin për muzikën ka arritur që ta kthejë në një profesion.

Ai ka shënuar sukses në Spotify, platformën globale të transmetimit të muzikës, ku numëron mbi 16 milionë dëgjime. Ai thotë se në këtë platformë ka lënë pas dhe Ledri Vulën. Ai shton se ka si qëllim që të performojë nëpër vende të ndryshme të botës.

“Kënga e parë që kam bërë është një material origjinal Oxygen. Bashkëngjitur me remix-et bëj dhe këngë origjinale. Si inspirim ka qenë Avicii. Nëse i dëgjon materialet e mia, ka shumë inspirim nga stili i tij.”, theksoi mes të tjerash Marini.

Duke iu përgjigjur pyetjes se me kë artist shqiptar do të donte të bashkëpunonte, ai përmendi emrin e Alban Skënderaj pasi ka eksploruar më shumë me muzikën elektronike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!