“Më rrënqethet mishin”. Jo një, por dy surpriza lënë pa fjalë Mayën! Ç’ndodhi me këngëtaren?

schedule18:45 - 28 Prill, 2021

schedule 18:45 - 28 Prill, 2021

Këngëtarja e mirënjohur Maya këtë të mërkurë ishte e pranishme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku ndau copëza jete të mbushura me plot emocione. Në jetë njerëzit më të ngushtë janë familjarët e tu, por ka nga ata miq që të behën familjarë dhe miqësia në këtë moment merr një vlerë të paçmuar. E tillë ishte edhe marrëdhënia e këngëtares me dy mikeshat e saj Klaudia dhe Inxhi. Ajo u përlot dhe u emocionua pa fund teksa dëgjoi videomesazhet e tyre. Me Klaudian një miqësi e vonshme por e vjetër cilësisht dhe Inxhin mike e motër sa një jetë.

“Nëse në emisione asaj i thonë çdo këngë që bën e kthen kengen në hit, unë do t’i thoja që çdo shoqëri që ajo ka e kthen në magji”, tha Klaudia. Në fund të mesazhit këngëtarja e përlotur tha:  “Më rrënqethet mishin. E ndjej veten me shumë fat që e kam mike”.

Ndërkohë Inxhi ishte një surprizë për programin por edhe vetë Mayan. Prej vitesh bashkë iu janë gjendur njëra-tjetrës pranë për ti dhënë ndihmën edhe në momente të vështira. Kushurira, tashmë një motër, ndau një moment vështirësie ekonomie, ku Maya edhe pse kishte nevojë të pushonte për shkak të zërit kishte kënduar vetëm që ta ndihmonte atë ekonomikisht. Duke treguar këtë ngjarje ajo nënvizoi se Maya sakrifikon kaq shumë për njerëzit që do./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!