Me reformën në drejtësi, kemi bërë histori”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një komunikim me ndjekësit në Facebook.
Gjithashtu u shpreh se ishte vullneti absolut i PS për drejtësinë e re, ndërsa shtoi se deklaratat e “bufit të kënetës” janë vetëm për ta shkrirë SPAK-un.
“Ishte vullneti ynë absolut për të sjellë drejtësinë e re. Barazia përpara ligjit nuk ka rëndësi se si quhesh. Nëse je i pasur apo i varfër…T’i je i barabartë me të tjerët… Kur ka ndodhur kjo më para? Ka ndodhur në kohën e bufit, kur vriteshin njerëz? Kur forcërisht pengohej prokuroria? Po ky Luli këndonte këtu poshtë himnin çdo ditë mbyllur në çadër se nuk donte të votonte reformën në drejtësi. Nuk do të kishte të tilla gjëra nëse nuk do isha unë në këtë zyrë. Altin Dumani është prej vitesh, aty ishte prokuror. Kishte thirrur ndonjëherë Altin Dumani njerëz me pushtet? I kishit parë gjithë këto gjëra…Këtu ishte, por nuk kishte “shpatën” sepse shpata ishte tek kjo zyra këtu që ia përcillnin njëri pas tjetrit të gjithë…Bufin e kemi parë që ka thënë se do të shkrijë SPAK-un më 12 maj. Por Në 12 maj bufi do jetë duke u shkrirë në lotët e kënetës, kur të hapen kutitë”, shtoi ai.