Me Ramën në Budapest, Orbán: Hungaria, plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE

schedule17:03 - 8 Qershor, 2021

schedule 17:03 - 8 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Budapest nga ku ka dalë edhe në një deklaratë të përbashkët për median me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.

Në fjalën e tij, Orbán theksoi ndër të tjera se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Hungarisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kryeministri hungarez e ka përgëzuar Ramën për suksesin dhe fitoren e tij, ndërsa solli në vëmendje se së shpejti bëhen 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjithashtu, kreu i ekzekutivit në Hungari bëri të ditur se në takimin me homologun e tij shqiptar ranë dakord se nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme mes dy vendeve.

Viktor Orbán theksoi se Hungaria e mbështet fuqishëm anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE jo vetëm nga simpatia, por edhe për interesin e tyre.

 “Mbetemi të angazhuar që ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e BE, të motivuar jo vetëm nga simpatia por edhe nga interesi ynë. Nuk stabilizohemi dot pa integruar këtë pjesë të Ballkanit. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në të ardhmen tonë evropiane.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!