Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aludimet e disa mediave se po i bën pushimet në Greqi. Në rrjetin social twitter, Rama shkruan:
Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?
“Jo në Greqi – shkruan Rama, – por askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si kryeministër që nga vera e vitit 2013 e në vazhdim”.
Në një status të dytë, kryeministri sqaron se lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat./ ABC News Albania 24/7