“Më preku në vende intime”, 60-vjeçari për të miturën: E njoh prej kohësh, s’kam bërë veprime të tilla

schedule10:21 - 24 Gusht, 2020

schedule 10:21 - 24 Gusht, 2020

Një 60-vjeçar në Golem është vënë në pranga nga policia e Kavajës pasi akuzohet të këtë ngacmuar seksualisht në 13-vjeçare.

Vajza dhe i dyshuari abuzues, ndodheshin në plazhin e Golemit për pushime, ndërsa mësohet se janë të dy nga Tirana.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për abcnews.al, dyshohet se ai ka ngacmuar me fjalë vajzën, dhe më pas ka kaluar edhe në veprime, duke e prekur të miturën në pjesët intime.

Lexo edhe: Tentoi të prekë të miturën në vende intime, arrestohet 60-vjeçari për ngacmim seksual

Megjithatë 60-vjeçari nuk ka pranuar ta ketë ngacmuar 13-vjeçaren, dhe as ta ketë prekur.

Ndërsa ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve, ai është shprehur:

“Unë e njoh prej kohësh, familja e saj dhe ky jetojnë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo kam pasur tendenca për të tilla veprime.”

Nga ana tjetër, e mitura ka dëshmuar përpara grupit hetimor, se ai e ka ngacmuar dhe e ka prekur në vende intime. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!