Me poza të nxehta nga Maldive-t, çfarë fshihet pas pushimeve të Dhurata Dorës

schedule10:12 - 7 Mars, 2021

schedule 10:12 - 7 Mars, 2021

Dhurata Dora po shijon prej disa ditësh pushimet në Maldive. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit foto mjaft tërheqëse nga këto ditë të nxehta në grupin e ishujve të ndodhura në Oqeanin Indian, ndërsa ka bërë me dije se shoqërohet me grimierin Arbër Bytyqi.

Por, duke qenë se autorja e hitit “Harrom” ka udhëtuar bashkë me Bytyqin, fansat kanë nisur të spekulojnë se në fakt ata po punojnë për të sjellë klipin e ri. Dhe në fakt kështu rezulton sipas burime për Prive. Dhurata pritet të sjellë së shpejti këngën më të re, ndonëse ende nuk ka asnjë detaj tjetër.

Sakaq, kujtojmë që projekti më i fundit i saj mban titullin “Harrom”, një baladë që e solli ndryshe nga çdo herë tjetër. Gjithashtu Dhurata është përfolur se do të sjellë një tjetër duet me Soolking, pas suksesit të jashtëzakonshëm që patën me “Zemër”, e cila ka marrë më shumë se 500 milionë klikime. /abcnews.al