Me plis kudo; nga protestat tek majat më të larta! Kola: Mos ikni

schedule18:12 - 1 Prill, 2022

schedule 18:12 - 1 Prill, 2022

Arben Kola ose i njohur ndryshe si protestuesi me plis ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Një activist, mbrojtës i natyrës, guidë turistike por dhe ndër personazhet e spikatura në protestat qytetare ndër vite në Shqipëri. Sipas protestuesit, revolta që e ka bërë më tepër krenar dhe që ndihet se ja ka arritur qëllimit është protestat për taskën e rrugës së Kombit.

“Ajo që ishte dje 4 vjetori i protestës së Kukësit. Ajo i bëri bashkë gjithë shqiptarët por ç’është e vërteta pas dorëzimit të letrave në polici nga ana ime, ishte hera e parë në një protest qytetare që dhe këshilli bashkiak, të majtë e të djathtë, u bën bashkë me popullin për një qëllim.”,  shprehu Kola.

Por pse protestuesi me plis? Prej vitit 2016, Arben e sheh vetëm me plis në kokë si një aksesor identifikues.

“Gjatë kohës që Shqipëria u kualifikua për kampionatin europian, thonim çdo ditë ‘Me plis për Paris’. Nga ajo kohë e përdorja, por kam pasur kundërshtime të shumë miqve madje dhe nusja më thoshte u bë e tepërt tani.”

Por kush është Arben Kola? 42 vjeçari nga Kukësi, 15 vite të jetës së tiji i ka kaluar në emigracion. Dashuria dhe malli për atdheun e riktheu në vendlindje ku pa se toka e natyra jonë e çmuar po keqtrajtohej. Kështu nisi dhe reagimi i tij qytetar dhe për pasojë pjesëmarrja masive në protesta.

Arben është edhe një guidë turistike dhe mal-ngjitës. Ai rrëfeu pak mbi aventurat e tij në ‘Abc e Pasdites’.

“Maja më e lartë që kam prekur është maja e Korabit, Jezerca. Nëse nuk zhytesh në thellësitë e malit, atëherë mos e provo kot. Por nëse shkon për të kuptuar natyrën, shkëmbinjt, erën, bimët, lidhesh direkt me natyrën. Unë e kam të lindur, nga fshati nga vij në Kukës.”

“Qëllimi dhe synimi im është ndërgjegjësimi i njerzve dhe atdhe-dashuria. Nuk dua të dal e të promovohem, ndihem i plotësuar dhe i gëzuar me punën që bëj dhe shijimit të natyrës sikur vetëm të na linin ta shijonim natyrën e mrekullueshme që kemi.” ,tha Arben në lidhje me motivimin e tij për të dalë në protestë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!