Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga parku i ri në Durrës, ku më parë ishte një landfill i madh grumbullimi plehrash.
Rama shkruan se fusha e madhe e mbeturinave në Durrës u bë faqja e zeze e Shqipërisë nëpër mediat botërore, ndërsa tashme është një hapësirë që mund të shfrytëzohet nga qytetarët, pasi është kthyer në një park eko.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
A ju kujtohet fusha danteske e plehrave të Durrësit, e cila u bë faqja e zezë e Shqipërisë nëpër mediat e botës? Së shpejti aty ku digjeshin plehrat nën dritën e diellit e hënës dhe dergjeshin kope derrash e dosash mes tymrash e zjarresh, do të dynden prindër e fëmijë, vajza e djem, për të shijuar Ekoparkun e Durrësit me atraksionet e tij??????♂️☀️⛹️♀️??♂️??♀️??⚽️?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
#SkaKohëPërPushim?♀️??♂️
/abcnews.al/