Me pantallonat të shkurtra nën hije, dalin pamjet nga burgu të pilotit grek që vrau 20-vjeçaren

schedule22:50 - 25 Qershor, 2021

schedule 22:50 - 25 Qershor, 2021

Mediat në Greqi kanë publikuar foton e parë e pilotit 32-vjeçar Babis Anagnostopulos nga burgu.  Ai po mbahet pas hekurave pasi i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch.

Fotoja e publikuar nga stacioni televiziv Star tregon pilotin pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret në krahun e 6-të të burgut .

Lexo edhe: Rrëqethëse, mjeku grek: Carolina u mbyt në gjumë, piloti i mori jetën për 5 minuta…

Me sa duket, ai ishte duke qëndruar në hije, pranë një tavoline. Ndërsa, veshur mbante një palë pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Duart i kishte të vendosura në bel dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.

Në orët e fundit ai ka filluar të flasë me një të burgosur tjetër që akuzohet për trafikim droge, sipas raportimeve. Anagnostopulos është duke u mbajtur në burgun e Korydallos ndërsa ndodhet në proces gjyqi pasi rrëfeu vrasjen e së shoqes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!