Më pak shqiptarë drejt Britanisë/ Ulet numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht në kanalin anglez

schedule14:53 - 25 Prill, 2023

schedule 14:53 - 25 Prill, 2023

Nga janari deri në fund të marsit, kanalin anglez “La Mansh” e kanë kaluar ilegalisht vetëm 29 shtetas shqiptarë. Këto të dhëna vijnë nga zyra e brendshme tëbritanisë së madhe, teksa duket qartë diferenca nga shifrat e një viti më parë.

Referuar medias the sun afro 500 emigrantë të paligjshëm janë kthyer deri më tani në Shqipëri, pas angazhimit të kryeministrit britanik RishiSunakpër të ndaluar gomone. Zyrtarët besojnë se moti i keq ka penguar disa prej tyre që të largohen nga vendi i Evropës Lindore.

Gjatë vitit 2022, Home Office pati raportuar se ishin gjithsej 12 mijë e 301 shqiptarë që kanë kaluar kanalin me gomone në mënyrë ilegale.

Shifrat e Home Office zbuluan po ashtu se gjatë tremujorit e parë909 afganë kishin kaluar përmes kanalit, rreth 24 për qind e totalit, ndërsa në vend të dytë renditen indianet me 675.
Sipas medias “ The Telegraph” ekspertët e imigracionit besojnë se indianët që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht britanine, po synojnë kalimet e Kanalit pasi sipas tyre ka më shumë mundësi të cilësohen si migrantëekonoikë.

Në tre muajt e parë të këtij viti, 675 migrantë indianë u zbuluan duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla. Shifra raportohet se është 10 fishuar nga një vit më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!