Më pak se 30 minuta në SPAK/ Gjiknuri: Tiranë-Elbasan ndër projektet më abuzive

schedule10:08 - 10 Shkurt, 2023

schedule 10:08 - 10 Shkurt, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri deklaroi se është paraqitur në SPAK për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që sipas tij ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017.

“Isha për të dëshmuar në lidhje me rolin tim si Ministër në konstatimin e një nga abuzimeve më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri. Rruga Tiranë – Elbasan e cila ishte kontraktuar me 250 milion euro dhe përfundoi me një kosto 400 milion euro. Shpjegimet e mia i dhashe ne Prokurori, kështu që skam ndonjë gjë për të shtuar ”, deklaroi pas dëshmisë në SPAK.

Gjiknuri u thirr për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Ai dha sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!