“Më pak emigrantë drejt Anglisë”/ Ambasadori britanik: Ende ka grupe kriminale që përfitojnë

schedule15:24 - 23 Janar, 2024

schedule 15:24 - 23 Janar, 2024

Emigrantët shqiptar që iu drejtuan Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme vitin e shkuar  ranë me më shumë se  90%  në raport me vitin para.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë  King Smith në një aktivitet për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore  tregoi shifrat rënien e të cilave ia atribuoi marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive.

“Marrëveshja e nënshkruar mes kryeministrit britanik dhe atij shqiptar ka dhënë  rezultate premtuese shumë shpejt duke përfshirë një reduktim prej më shumë se 90% të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, nga 12000 në 2022 në vetëm 953 në 2023.

Fundin  e vitit  2022  një  Task Forcë e përbashkët  mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së  Bashkuar  u ngrit për të koordinuar masat dhe  veprimet për reduktimin e  emigrimit të paligjshëm  të shqiptarëve drej Anglisë.

Punë që sipas Ambasadorit King Smith nuk duhet të ndalet  pasi grupe kriminale  vijojnë të përfitojnë nga ata që duan të  largohen nga vendi.

 “Ne nuk duhet të jemi të vetëkënaqur – ne e dimë nga hulumtimi i fundit i Këshillit Britanik mbi Gjeneratën e ardhshme se mbi dy të tretat e të rinjve dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Dhe ne e dimë se grupet e krimit të organizuar janë të vendosur për ta shfrytëzuar atë.  Pra, ne duhet të vazhdojmë përpjekjet që kemi nisur për hetime aktive në rrjetet e trafikimit kriminal, nëpërmjet Task Forcës sonë të Përbashkët të Migracionit, të vazhdojmë rritjen e ndjeshme të tregtisë, e cila u dyfishua vitin e kaluar, duke sjellë investime britanike dhe më shumë vende pune në Shqipëri.”

Task forca mes dy shteteve përshinë kontrolle të  përforcuara në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin  dhe verifikimet shtesë  për   shqiptarët që zbulohet  se ndodhen ilegalisht në Britani.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!