Mesditën e kësaj të marte, kampionët e Ligue 1, PSG do të përballen në “Neë National Stadium” të Tokjo, me “zikaltërit” e Inter, në një miqësore “luksi” mes këtyre dy skuadrave, miqësore, e cila do të nisë një “epokë” të re për një nga lojtarët e francezëve.
Bëhet fjalë për ish-qendërmbrojtësin e Inter, tashmë i PSG, Milan Skriniar, i cili para kësaj sfide, shprehet se ndihet shumë krenar, që ka kaluar te një klub si “parisienët”, teksa shtoi se stafi i francezëve u kujdes për të edhe gjatë kohës që lojtari ishte i dëmtuar.
“Jam mjaft i lumtur dhe krenar që jam pjesë e një klubi si PSG. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë PSG dhe punojmë që këtë klub ta ngremë sa më lart. Më në fund jam pjesë e Parisit dhe e pranoj se jam jashtëzakonisht i lumtur.
Kam besuar gjithmonë se transferimi do të kryhej, edhe në momentet më të vështira. Që nga kontakti i parë me PSG për mua nuk kishte dyshime. Edhe gjatë periudhës që isha i dëmtuar, ishte gjithnjë një person nga klub që kujdesej dhe pyeste vazhdimisht për gjendjen time.
Flisja me drejtorin Campos dhe me doktorin Baudot, unë dhe PSG nuk i ndërpremë kurrë bisedimet. Tani jam i lumtur që gjithçka shkoi mirë, jam pjesë e francezëve dhe dëmtimi është harruar”,- u shpreh Skriniar, teksa duket se i ka “harruar” shumë shpejt vitet e kaluar te “zikaltërit”. /i.m /abcnews.al