“Më ndihmoni të shpëtoj djalin 15 vjeç”, apeli i babait nga Korça me lot në sy: Ëngjëll që duhet të jetojë

schedule10:15 - 24 Maj, 2023

schedule 10:15 - 24 Maj, 2023

Florisel Gjata është 15-vjeccari nga Korcca, që ka nevojë urgjente për ndihmë. Ai ndodhet prej një muaji e gjysmë i shtruar në QSUT, ku po lufton me një semundje të rëndë, e cila i ka prekur organet.

Floriseli fillimisht kishte lindur me probleme me zemrën dhe pas 2 operacioneve në Austri, vendosi dhe aparat. Por duket se nuk po ja del dot të vazhdojë në një jetë normale.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, babai i tij, Ilir Gjata kërkoi ndihmë me lot në sy, ndërsa xhaxhai, Denis Gjata tregoi se duan ta dërgojnë në Itali për operim por nuk kanë mundësi ekonomike

“Ne ndodhemi në Spitalin Nënë Tereza këtu në Tiranë me Floriselin prej një muaji e gjysmë. Gjendja e tij është shumë e rëndë, ka nevojë për një transplant që këtu në Shqipëri nuk mund të bëhet. Ka nevojë për jashtë shtetit, por deri tani nuk na ka ndihmuar njëri, as nga shteti, as ndonjë nga këto fushatat. Shuma është shumë e madhe, por duhet ta gjej që të mund ta bëjë këtë ndërhyrje jashtë shtetit dhe të kurohet.

Për momentin nuk e kemi gjetur akoma spitalin se ku mund të bëhet kjo ndërhyrje. Ne si familjarë nuk kemi mundësi, e kemi të pamundur. Duam të na ndihmoni të shkojmë në Itali që të bëhet kjo ndërhyrje”, tha xhaxhai i Floriselit.

E çuam para një viti djalin në Austri dhe i vunë një aparat. Shkoi me këmbët e tija, kur erdhi nuk erdhi mirë. Kur u kthye nga andej ka pasur probleme. Mjekët thonë që nuk është mirë. Zemra i jep dhe probleme të tjera. Për momentin ka disa puçra dhe enjte, ka dhe simptoma të tjera si prekja e mëlçisë, probleme me zemrën dhe vijnë të gjitha problemet e tjera.

Ju lutem shumë të më ndihmojnë se djali është në gjendje shumë të rëndë. Djali është një ëngjëll dhe nuk di ça t’ju them. Ai flet me mjekët dhe thotë që do bëhet mirë se është besimtar i madh”, u shpreh babai i prekur.

Për të ndihmuar Floriselin: Numri i kontaktit i familjes Gjata 0686570014./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!