“Më ndaluan të vija në ‘T’ka mami yll’”, mamaja e Aronit flet për vëllezërit fanatikë

schedule21:26 - 6 Nëntor, 2021

schedule 21:26 - 6 Nëntor, 2021

Profesor Albi Nako paralajmëroi gjatë javës në provat e “T’ka mami yll” se disa konkurrentë të rinj do të bëhen pjesë e spektalit. Edhe mesa duket ky moment erdhi.

Konkurenti i pari që po kandidon për t’u bërë pjesë e Dance Reality Show është Aroni, i cili ndryshe nga të tjerët ka zgjedhur ta prezantojë vetë mamanë e tij. Ai tregoi se mezi ia ka mbushur mendjen të ëmës për t’u bërë pjesë e këtij spektakli, por më fund ia arriti qëllimit.

Nga ana tjetër, mamaja e Aronit shpjegoi se ajo ka pasur kundër vëllezërit e saj për t’u bërë pjesë e “T’ka mami yll”, pasi ata konfirmuan fillimisht vetëm prezencën e djalit dhe jo të saj.

“E vërteta është se Aronit nuk doja t’ia çoja dëm mundin dhe djersën, edhe vendosa që të vijë pas disa problemesh të vogla. Vëllezërit e mi nuk ishin shumë për të ardhur unë këtu. Thjesht, nga që kujdesen si vëllezërit bëjnë për motrën, e ruajnë si diçka të qelqtë dhe ishte pak e vështirë.

Neve na ka vdekur babai dhe na ka lënë të vegjël dhe jam rritur nga një nënë heroinë dhe nga xhaxhai ndjesë pastë, nga një familje e madhe, që të gjithë fëmijët duan njëri-tjetrin, po ne kemi një dashuri pak më shumë se të tjerët,” u shpreh mamaja e Aronit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!