Ndërkohë që ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë për Vitrin Çobajn që abuzoi për katër orë me radhë me familjen Ferraj në Brataj të Selenicës, ka dalë edhe raporti mbi ekspertizën ligjore ndaj 17-vjeçares.
Lexo edhe: “Babi, më bëri gjëra që nuk t’i them dot”, ngjarja horror në Selenicë, flet kryeplaku i fshatit, si shpëtoi nga duart e autorit vajza e dytë e familjes
Siç raporton gazetari Elton Nika për abcnews.al, referuar këtij raporti, rezulton se vajza nuk është përdhunuar nga Çobaj. Sipas raportit, ka patur ngacmim seksual ndaj saj, por jo përdhunim.
Tre ditë më parë, Vitrin Çobaj shkoi në familjen Ferraj në Brataj të Selenicës dhe nën kërcënimin e armëve grabiti dhe dhunoi familjen në fjalë, ndërsa prindërit pretenduan se ai kishte përdhunuar vajzën e madhe të familjes.
Lexo edhe: ABC në familjen e sulmuar në Selenicë, nëna e vajzës së përdhunuar rrëfen detajet tronditëse: Duam një vend të sigurt
Çobaj u arrestua disa orë më pas dhe tashmë pritet të marrë masën e sigurisë për disa akuza. /abcnews.al