Vllaznia është tema e debatit në emisionin “Pressing” në ABC. Këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri nuk i kursen batutat, teksa zbulon se është gati një këngë për Vllazninë.
“Po të them një shprehje tipike të një tifozi të thekur të Vllaznisë, nga ata që shkonin 1 orë përpara ndeshjes në stadium. Më mirë dy shtylla se një gol. E kanë tek adrenalina, te futbolli. Nuk na është besuar në fillim të kampionatit loja që po zhvillonte Vllaznia.
Sikur të bëhej një kampionat me tifozë, do ishte diçka më e bukur. Lojtarët do të kishin 5000cc nëpër këmbë nga mbështetja e tifozëve. Edhe pse po mungon tifozeria, po bëhet gjithsesi një kampionat i bukur.
Xhaferin e kam mik të hershëm, më tha në kafe rastësisht se po kam qejf të marr Vllaznisë. Po çfarë don i thashë? Më tha që dua të çoj Vllazninë në piedestal, aty ku e ka vendin. Kam folur edhe me të tjerë, është një ekip që nuk u ideua për kampion, u ideua për Kupat e Evropës.
Kam 25 vite në Tiranë, i jam larguar shumë futbollit. E vuajta shumë rënien nga Kategoria. Rritesh në një qytet që ka qenë djep i shumë gjërave. Vllaznia dhemb, por pothuajse kam mbaruar një këngë për Vllazninë me mjeshtrin Saraçi.
E meriton Vllaznia një këngë, që mungon prej 20 viteve. Realisht, të gjithë po e duan Vllazninë. Kam qejf të shoh sensin pozitiv. Po e duan Vllazninë, pasi e ka merituar me e dashtë. Titulli i këngës? Vllaznia“, deklaroi Bejleri. /abcnews.al