Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me mijëra në rrugë duke valëvitur flamurin kombëtar, gratë afgane sfidojnë talebanët me protesta

schedule19:08 - 19 Gusht, 2021

schedule 19:08 - 19 Gusht, 2021

Gratë kanë udhëhequr ditën e sotme në Afganistan një protestë anti-talebanëve ndërsa në duar mbanin flamurin kombëtar. Demonstrueset dolën në rrugët e Kabulit duke valëvitur flamurin me ngjyrat e kuqe, zezë dhe të gjelbërt që është kthyer edhe në një simbol të sfidës ndaj sundimtarëve të vendit.

Atyre iu bashkuan me mijëra qytetarë nga i gjithë vendi që festuan dorëzimin e pushtetit nga britanikët në vitin 1919 duke refuzuar sundimtarët e tyre të rinj. Ky organizim bëhet vetëm tre ditë pasi tre persona mbetën të vrarë pasi valëvitën flamurin gjatë protestave.


Talibanët u përgjigjën me rrahje dhe armë zjarri ndërsa rrëzuan flamujt, pavarësisht premtimit të tyre se janë një version i “reformuar” dhe i “moderuar” i regjimit që kontrollonte Afganistanin në vitet 1990.

Luftëtarët e talebanit e kanë festuar ditën e pavarësisë në mënyrën e tyre, duke valëvitur flamurin e tyre bardh e zi dhe duke kërkuar fitore mbi forcat amerikane. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!