Me maskë anti-COVID dhe një grua “mburojë”, pamjet dhe skema “3D” si u grabit banka

schedule23:05 - 14 Shtator, 2021

schedule 23:05 - 14 Shtator, 2021

Autoritetet greke janë ende në kërkim të dy autorëve të grabitjes së bankës ditën e sotme në mes të Athinës. Mediat kanë publikuar disa foto të momentit të grabitjes ku autorët përdorën një grua si “mburojë” për të dalë dhe arratisur. Gjithashtu është ndërtuar edhe skema “3D” si vepruan autorët.

Njëri nga autorët ishte veshur me pantallona të shkurtra, kapele, maskë kundër COVID-19, syze dhe një bluzë. Tjetri ka një çantë shpine, bluzë dhe pantallona të shkurtra, maskë, ndërsa ka një tatuazh në krahun e majtë, që mund t’i kushtojë, pasi është një element që mund ta identifikojë.

Në pamje duken momentet kur autorët futen brenda në bankë dhe kërcënojnë punonjësit, marrin paratë dhe largohen me shpejtësi. Deri tani janë disa të shoqëruar, por ende autorët janë në arrati. Ata dyshohet se kishin vetëm pak kohë që kishin dalë nga burgu.

/Abcnews.al