Me lot në sy kërkonte të kthehej në shtëpi, Jasmina e vogël mes të riatdhesuarve nga Al Hol-i

schedule23:56 - 31 Korrik, 2021

schedule 23:56 - 31 Korrik, 2021

Jasmina e vogël bën pjesë në grupin e fëmijëve që do të riatdhesohen nesër në Shqipëri nga kampi famëkeq i Al Hol-it. Lajmin e bën të ditur gazetari Taulant Koplikaj, i cili e intervistoi 11-vjeçaren më herët gjatë korrikut.

Në llogarinë e tij në Facebook, Koplikaj ka publikuar listën e plotë të grave dhe fëmijëve që do të riatdhesohen nesër.

“Jasmina e mbajtëm fjalën,” shkruan gazetari në postimin e tij.

Lista e plote e riatdhesimeve:

Klodilda Zani (Cami), Tirane, me 3 femijet (Jasmina)

Brunilda Koçellari, Tirane, me 5 femijet

Entela Vladi nga Dibra me 4 femijet.

Ruzhdije Balliu, nga Librazhdi, me e moshuara nga grate.

L.K. me dy femijet.

Lexo edhe: “S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!