Me kryqin e flamurit britanik mbi faqe dhe e veshur kuq e bardhë. Kështu e mirëpriti Dua Lipa kualifikimin e Anglisë në finalen e kampionatit evropian.
Këngëtarja shqiptare postoi në rrjete sociale disa momente nga mbrëmja e djeshme, duke festuar triumfin e Anglisë ndaj Danimarkës.
“Po vjen në shtëpi”, shkroi ajo krahas fotove. Tashmë, Anglia pritet të përballet me Italinë ditën e diel për trofeun Euro 2020. /abcnews.al