Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Me kë ka bashkëpunuar Dafina? Këngëtarja realizon duetin më të bukur të jetës së saj

schedule12:02 - 12 Qershor, 2021

schedule 12:02 - 12 Qershor, 2021

Dafina Zeqiri ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. Më në fund, ajo ka përfunduar një këngë me nënë e saj dhe lajmin e ka dhënë vetë në Instagram.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqet mamaja e veshur me të bardha.



“Sa e lumtur jam që e kam një këngë bashkë me ty më në fund! Dafinëmoj”, ka shkruar Dafina krah fotos, duke zbuluar se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri të saj.

Fansat janë bërë shumë kuriozë se çfarë rryme muzikore do të jetë kënga dhe cila do të jetë fabula e saj.

Kujtojmë që në intervista të ndryshme, Zeqiri ka treguar se ka një dobësi shumë të madhe për mamanë e saj, pasi bashkë kanë kaluar periudha të vështira në jetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!