Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Më kap ankthi të dal në autostradë me fëmijët”, Aurela Gaçe pas aksidentit tragjik: Vrasje me dashje

schedule16:36 - 25 Qershor, 2021

schedule 16:36 - 25 Qershor, 2021

Aksidentin tragjik që ndodhi këtë të premte në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje dhe u plagosën tre të rinj, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje tronditëse.



Më e fundit është këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet prej nëne e përlotur.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se e kap ankthi kur del në autostradë me fëmijët, pasi nuk i dihet me çfarë të dehuri ka të bëjë.

Shpejtesia e pilotëve, adoleshentë të rinj, koka erë, është vrasje me dashje.

E dhimbshme, e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtesise, është krim.

Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet.

Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.

U prehshin në paqe 4 engjejt, ngushellimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, ka shkruar Aurela. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!