Bukoroshja Selena Gomez e ftuar në një emision ka folur për vështirësitë dhe momentet e hidhura që ka kaluar për shkak të pamjes.
Gomez thotë se përjetonte bullizëm për pamjen e saj të jashtme. Këngëtarja ka rrëfyer se ka patur probleme me shëndetësore që për pasojë reflektohej edhe në trupin e saj.
“Më kanë tallur për herë të parë për trupin kur pata luhatje të peshës. Kisha lupus, probleme me veshkat dhe presion të lartë gjaku, ndaj duhet të përballesha me probleme të mëdha me shëndetin. Këtu e kuptova se sa ndikim kishte pamja e jashtme. Asokohe më ndikoi shumë dhe më shqetësoi për një periudhë kohe”, tregoi Gomez./abcnews.al