“Më kanë bërë përdorues droge, kriminel, blerës votash”/ Rama: Çerek shekulli, akuza pa prova nga katrani i madh

schedule11:15 - 12 Janar, 2025

schedule 11:15 - 12 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas deklarimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), se i vëllai, Olsi Rama nuk ka lidhje me dosjen “Xibraka”.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se ndaj tij dhe familjarëve janë hedhur akuza pa prova, në 25 vite që ai është në politikë.

“Më kanë bërë skifozren, e kanë fabrikuar edhe kartelën. Nuk kam pasur, asnjë herë probleme të shëndetit mendor. Jam akuzuar nga një katran i madh, me diplomë mjeku. Më kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Evropë. Nuk kam dashur të kem apartament tjetër. Ashtu i shihja gjërat kur isha i ri. Doja të isha i lirë nga çdo pronë e patundshme. Kur na bekoi zoti me një fëmijë tjetër, bëmë një shtëp itonën. Më kanë bërë me saraje. Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje me sarajet. Çerek shekulli akuze, pa asnjë çerek prove. Kush më njeh, e di se paraja nuk ka qenë tundim i madh.  për mua. Le të gjejnë një kokërr leku, një dëshmitar. Një fakt të vetëm që të provojë që nuk jam ky që jam. Pastaj iki vetë unë. Nuk kanë gjetur dhe nuk kanë për të gjetur asgjë.  Më kanë bërë proderues droge. Jo, nuk jam përdorues. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam bërë asnjë krim. Më kanë bërë blerës votash. Krimi nuk vendos më asgjë në këtë Shqipëri që udhëhiqet nga PS”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!