Me kanatiere, maskë e doreza! Ky është fieraku që kërcënoi me sëpatë dhe u mori lekët të moshuarve

schedule09:21 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:21 - 9 Shtator, 2020

Grabitësi i çiftit të moshuarve tre ditë më parë në fshatin Pishë në Fier, Pajtim Dhami ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Abcnews.al sjell pamjet e momentit kur 47-vjeçari me maskë e doreza për shkak të situatës së koronavirusit, shoqërohet nga policia në ambientet e gjykatës.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Pajtim Dhami tre ditë më parë u fut natën në banesën e të moshuarve dhe nën kërcënimin e sëpatës arriti që t’u marrë një shumë parash, 30 mijë lekë të reja dhe më pas u largua. Por arratia zgjati shumë pak, pasi u prangos dhe tani do të përballet me akuzat./db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!