Me kallashnikov në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shijak

schedule09:39 - 26 Mars, 2021

schedule 09:39 - 26 Mars, 2021

SHIJAK – Një 46-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se është kapur me armë zjarri pa leje.

I arrestuari është B. N., 46 vjeç, banues në Shijak. Ai është kapur në lagjen “Kodër”, Shijak, pasi në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Kontrollet nga strukturat e DVP Durrës dhe ato në varësi të saj.

Gjatë kontrolleve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, është evidentuar dhe goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë vijuar me kontrolle të shtuara, si në rrugë të qytetit ashtu edhe në disa objekte e banesa të dyshuara, bazuar edhe në informacionet e dërguara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Kodër”, Shijak, në banesën e shtetasit B. N. është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 46 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!