Me kallashnikov me vete, kapet shqiptari i dënuar për vrasje që u arratis nga burgu në Greqi

schedule23:57 - 31 Tetor, 2020

schedule 23:57 - 31 Tetor, 2020

Një shqiptar i arratisur nga burgu në Greqi në 24 prill të këtij viti është arrestuar. Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari shqiptar u arrestua në momentin që po hipte në makinën e një shokut të tij për t’u larguar, teksa me vete kishte edhe një kallashnikov.

Ngjarja ndodhi në Patra, ndërsa i arrestuari u dërgua në qeli për të vuajtur dënimin e mbetur, por jo vetëm, pasi do të përballet edhe me akuzën e arratisjes, pasi nuk u kthye në bazë të lejes që mori në prill. Shqiptari është i dënuar për vrasje dhe trafik droge.

Ndërkohë që po hetohet edhe fakti se kush ishte destiancioni i shqiptarit në momentin që u kap, pasi kishte edhe kallashnikovin me vete./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!