Me kallashnikov, krehër dhe municion luftarak në banesë, pranga 28-vjeçarit në Shijak

schedule10:13 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 10:13 - 20 Dhjetor, 2023

Një 28-vjeçar është arrestuar në fshatin Metallaj në Shijak, në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Ky shtetas posedonte një armë zjarri kallashnikov në banesë. Kur pa parë shërbimet e policisë, ai ka tentuar që ta fshehë në një ambient afër banesës së tij.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e policisë kanë gjetur armën e zjarrit.

Gjithashtu, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një krehër dhe municion luftarak./abcnews.al