Modelja e njohur, Amber Rose ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti.
Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, ajo tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra.
“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave. Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet.
Të gjithë ishit të vetëdijshëm, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështu që nuk ka rëndësi”, deklaroi modelja.
Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do t’i zbulojë publikisht emrat e grave që kishin një lidhje me Alexander sepse nuk është qëllimi i saj të shkatërrojë jetën e njerëzve.
“Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time. Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe e respektit është qesharake dhe unë i jap fund. Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua. Kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më. Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e qetë. Nuk pranoj të lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo kushdo”, përfundoi Rose në shkrimin e saj./abcnews.al