“Më ka rritur gjyshja që 1 vjeç, nëna emigroi për mbijetesë”, preket baritoni shqiptar: Babain e kam takuar në moshën 17-vjeçare

schedule10:25 - 24 Prill, 2024

schedule 10:25 - 24 Prill, 2024

Baritoni Artur Vera i ka prekur të gjithë me rrëfimin e tij emocionues në emisionin “Pas Mesnate”. Ai ka treguar se është rritur që një vjeç nga gjyshja e tij, pasi nëna emigroi për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ndërsa, babain e ka takuar vetëm në moshën 17-vjeçare, pasi prindërit iu divorcuan.

Baritoni ka thënë se nuk i mban mëri babait dhe sot i ka marrëdhëniet korrekte me të.

“Gjyshja dhe mamaja janë njerëz që të rrënjosin, të formojnë dhe të bëjnë njëri më të mirë. Unë u jam mirënjohës me jetë për sakrificën e tyre të përditshme. Kam mësuar prej tyre që jo vetëm për veten, por e rëndësishme është që të duash të mirën dhe për të tjerët. U jam mirënjohës për gjithë rrugëtimin tim dhe uroj të jetë i gjatë për publikun.

Gjyshja është e rreptë dhe gjithnjë ka qenë kërkuese për çdo gjë. Ndaj kam dhe një disiplinë të madhe. Brenda disiplinës ka një dashuri të jashtëzakonshme dhe më ka rritur gjithë jetën me këtë dashuri.

Marrëdhënia me maman ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Është investitorja e çdo gjëje timen në jetë. Ajo ka sakrifikuar të jetë në distancë me mua, që unë dhe ajo të ishim në një gjendje më të mirë. Gjatë verës kam shkuar në Greqi, por gjatë kohës që isha në Shqipëri në shkollë, kujdeseshe gjyshja ime.

Unë babain e mbaj mend kur kam qene i vogël, nja dy sekuenca dhe pastaj jemi takuar kur unë kam qene 17 vjeç. Tani ruajmë një marrëdhënie korrekte. Prindi duhet dhe nuk të bëhet një i dytë si prindi. Dashuria për të është e pafund, pavarësisht gabimeve që mund të bëjë gjatë rrugës. Unë mbaj së brendshmi një dashuri shumë të madhe për familjarët e mi, jo për kontributin e tyre, por sepse janë gjaku im”, tregoi artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!