“Më ka humbur djali”, babai denoncon zhdukjen e të birit në Tiranë

schedule12:40 - 22 Maj, 2022

schedule 12:40 - 22 Maj, 2022

Një 30-vjeçar me iniciale U.S rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme, 21 maj.

Ka qenë babai i 30-vjeçarit ai që ka kallëzuar në polici zhdukjen e të birit

59-vjeçari banues në Bathore ka kallëzuar se i biri është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më

Njoftimi i policisë

Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/