Oriola Marashi është kthyer në një ndër modelet më të mira shqiptare, e cila ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për bukurinë dhe linjat trupore, të cilat nuk heziton t’i shfaqë herë pas here.
Së fundmi, modelja është rikthyer sërish me një sërë pozash, ku shfaqet mjaft joshëse dhe provokuese, duke lënë pa fjalë dhe partnerin e saj, Eros Grezda, i cili e ka shoqëruar komentin e tij me disa zemra.
Edhe komentet e fansave kanë qenë të shumta, duke i vënë në pah se sa shumë i shkon ngjyra e zezë. “Ç’të të them, nuk kam koment” , ka komentuar një ndjekës i modeles.
Eros dhe Oriola kohët e fundit pranuan se janë në një lidhje, dhe mesa duket gjërat janë bërë serioze, pasi është spekuluar se çifti po shkon drejt fejesës. /abcnews.al