Identifikohen tre autorët që grabitën 15 mijë lekë në dyqanin ushqimor mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas policisë, tre të rinjtë janë banorë të zonës dhe po punohet për arrestimin e tyre. Identifikimi i tyre është bërë nëpërmjet automjetit që përdorën në grabitje.
Mësohet se autorët përdorën automjet tip Ford Fokus, të cilin ka arritur ta dallojë edhe vetë Mimoza Danushi.
“Isha duke qëndruar e ulur. Pash nga dera që kaloj një makinë Ford, që ndaloi pak metra më lart. Ishte shumë qetë dhe nuk i kushtova vëmendje. Kur për një moment u futën dy djem në dyqan me kapuca në kokë dhe njëri që ishte pak më i vogël më tha na jep lekët se të vramë. Unë mendova mos ishin djemtë e lagjes dhe e shtyva atë të voglin. Dil përjashta më lër rehat i thash. Kur në këtë moment ky tjetri nxori armën dhe ma drejtoi. Ja kapa dorën dhe ja ngrita lartë, po në këtë moment u rrezua banaku dhe ranë lekët në tokë. I mblodhi ky që ishte pak më i vogël dhe ikën. Gjithcka ka ndodhur për dy minuta. U tremba shumë. Nuk kisha 15 mijë lekë kisha më shumë. I morën të gjitha“, ka treguar Mimoza Danushi, pronarja e dyqanit për gazetarin e ABC, Leonidha Musaj./abcnews.al