Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njoftoi se një total prej 10 miliardë metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani tashmë ka hyrë në Evropë, prej të cilave afërsisht 8.5 janë dorëzuar në Itali.
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë një ngjarje e madhe historike për vendin dhe për Europën. Sipas tij, kjo është një arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që ai kryesoi, luajti një rol përcaktues pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi. “TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilin gazi rus nuk mund të kalonte”, tha Berisha.
“Tapi mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, ku nuk mund të kalonte gazi rus. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë sepse gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjithë vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë, u shfaqën në rritje për të eleminuar gazsjellësin TAP u krijua nga 3 vendet fqinje një rrjet real real dhe virtual që u quajt rrjeti i gazit Itali-Turqi-Greqi. Real sepse ekziston në një lidhje të caktuar.
Gazsjellësi i kaspikut natyrisht kërkonte instalim të tjera shtesë të gazit mbetej realizimi i qëllimit strategjik të Azerbajxhanit lidhja e tij me Evropën perëndimore. Prandaj ju thashë TAP-i mund të ishte TAP vetëm po të kalonte në territorin e Shqipërisë. Vazhduam përpjekjet për të bindur fqinjët tanë se nga TAP përfitonin të gjithë nuk humbiste asnjeri. Dhe se vendimi i presidentit Aliev ishte vendim pozitiv me të cilin ai dëshironte të lidhte vendin e tij me Evropën perëndimore.
Mirënjohje për Hilary Klinton, në të gjithë axhendën time 10 vjeçare me Washington 2 kanë qenë probleme madhore. NATO dhe TAP, TAP dhe NATO. Klinton s’u shpreh ndonjëherë haptas në mbështetje të këtij apo atij projekti. Por Klinton duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave në Washington stafin e saj më të kualifikuar dhe informuar për energjinë na ka dhënë ndihmë shumë të çmuar për të vazhduar betejën në favor të TAP”.
Berisha ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in. Berisha thotë se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve.
“Një mirënjohje kam për Clinton. Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja. Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij apo atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in.
Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe përkushtim të madh. Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom. Ethet e gazit kanë përfshirë të gjithë Evropën, ajo do të japë një çlirim të madh. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër në Ballkan. E kanë dashur shumë këtë pozicion, edhe të huajt. Unë po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD”, tha Berisha.
/abcnews.al