“Më internuan për 15 vjet”, Adivie Alibali tregon jetën e vështirë: Jetonim në varfëri, por ndërgjegjen e ruajtëm

schedule11:35 - 10 Shtator, 2024

schedule 11:35 - 10 Shtator, 2024

Nga të gjithë Adivie Alibali njihet si “Mamica” e Skënderbeut, pasi përmes atij roli ajo mori famë në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Mirëpo, jo të gjithë e dinë që Adivia ka pasur një jetë të vështirë.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka treguar gjithçka, nga 15 vitet e internimit, vështirësitë ekonomike deri te rritja e fëmijëve mes shumë sfidash.

“Donin kokën e burrit tim. Ai ishte një nga integritarët më të shquar të Shqipërisë dhe donin kokën e tij. Pati fatin e keq dhe i futën dy vëllezër në burg. Ndërsa, atë nuk e futën në burg, por e internuan bashkë me mua dhe të dy fëmijët, i vogli ishte pa moshë dhe shkoi në Tiranë dhe e rritën njerëzit e mi. Ka qene një varfëri në kulm në atë kohë. Ne jetonim vetëm me dy mijë lekë.

Ne kemi qendruar 15 vjet në internim. Nuk tregoj shumë se janë poshtërsirat e atij pushteti të jashtëzakonshëm. Na liruan dhe u gëzuan njerëzit, ndan llokume. Mbas dy javësh, erdhën dhe na pezulluan lirimin tonë se gjoja nuk kemi falenderuar partinë.

Ne jetonim në varfëri, por ndërgjegjen e kishim”, u shpreh aktorja e madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!