Lazio nuk u ndal as në Cagliari. Ekipi i Inzaghit realizoi një përmbysje “thriller” në minutat shtesë, mposhti një ekip që nuk humbiste që prej 1 shtatorit dhe siguroi fitoren e tetë radhazi në Serie A. Kreu i renditjes është vetëm tre pikë larg dhe në pjesën bardhekaltër të kryeqytetit ëndërrojnë të përsërisin sezonin e paharrueshëm 1990-2000.
Golat e Luis Albertos dhe Felipe Caicedos dërguan në ekstazë tifozët lacialë dhe të gjithë festuan gjatë këtë fitore tepër të rëndësishme. Thomas Strakosha pati meritë absolute dhe mbajti ekipin në lojë me pritjet e tij, ndërsa fenomeni i kësaj skuadre është Luis Alberto.
“Magjistari” spanjoll realizoi golin e tretë në Serie A, teksa numëron edhe 11 asiste të dhuruara. Lojtarë si 27-vjeçari janë të rrallë në futbollin e sotëm, ndërsa Lazio është me fat që e ka në organikë.
Vlerësimi për të nuk ka munguar dhe Luis Alberto është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në kampionatin italian. Një çmim totalisht i merituar, ndërsa laciali u tregua modest në prononcimin e tij.
“Ky vlerësim më motivon për të punuar më shumë dhe për t’u stërvitur më fort. Çmimi shkon edhe për shokët e skuadrës, pa ndihmën e tyre nuk do të isha lojtari që jam sot. Falënderoj edhe tifozët, të cilët po na mbështesin në çdo ndeshje“, komentoi Luis Alberto. /abcnews.al
Molto grato all’ @assocalciatori per avermi scelto come Giocatore del Mese di Novembre ?, questo mi motiva a continuare ad allenarmi sempre di più pic.twitter.com/8P5yKgiHQq
— Luis Alberto Romero (@10_luisalberto) December 17, 2019