Më i miri i “Aspirinave”, Xabi Alonso “mbron” Wirtz nga milionat e anglezëve

schedule15:16 - 14 Shtator, 2024

schedule 15:16 - 14 Shtator, 2024

Mund të thuhet plot siguri se është një ndër “yjet” e momentit.

“Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz shkëlqeu sezonin e kaluar në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 46 sfida, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet arriti të shënojë plot 19 gola, si dhe të dhurojë plot 20 asistime, për shokët e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Të tilla performanca e kanë vënë 20-vjeçarin, në listën e “dëshirave” të “gjigantëve” të futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Të Kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm të hapin “thasët” e tyre për të siguruar shërbimet e “diamantit” të së ardhmes, sa i përket repartit ofensiv.

Megjithatë, pas vendimit të teksnikut spanjoll Xabi Alonso për të qëndruar edhe këtë sezon në krye të “Aspirinave” gjermane, trajneri po përpiqet që ta bindë edhe mesfushorin që të mos largohet, por që të refuzojë ofertat e klubeve angleze. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!