Jasir Asani pritej të ishte “suedez” këtë sezon, por në fund pandemia e dëmtoi dhe në mbyllje të huazimit, AIK e ktheu te Partizani. Së fundmi sulmuesi i të kuqve ka dhënë një intervistë për Klan Kosova, ku tregon për largimin nga AIK dhe të ardhmen e tij.
Deri në fund të sezonit Asani është i Partizanit dhe në verë ai pritet të firmosë jashtë vendit. Në intervistën e tij sulmuesi tregon edhe ndeshjen më të bukur. 25-vjeçari tregon se sipas tij më i miri në Superiore është Dejvi Bregu.
“Tani ruaj kontaktet vetëm me portierin dhe Larson që komunikojmë çdo ditë. Te Partizani po merren tani me merkaton dhe në janar pritet që të hapet shumë shpejt dhe të ketë përgjigje pozitive nga UEFA. Gjithsesi edhe tani e kemi ekipin e duhur për të dalë kampion.
Objektivi? Partizani ka në çdo vit qëllim për të fituar Kupën dhe kampionatin. Unë do të jem i Partizanit deri në fundin e këtij sezoni. Si Nderim Nexhipi nuk ka pasur asnjë lojtar tjetër në Maqedoni, një talent shumë i madh. Kur erdhi te Partizani e bëri menjëherë diferencën dhe fitoi zemrën e tifozëve.
Besoj se Nexhipi do të jetë legjenda e Partizanit. Ne takohemi, pimë kafe shpeshherë, po e kam rrahur edhe në Maqedoni kur kemi luajtur, nuk bëhet fjalë ajo. Shumë rrallë dalim natën, vetëm kur fitojmë derbin. Ndeshja më e bukur me Partizanin ishte kur fituam 1-0 ndaj Tiranës me golin e Malës.
Nëse vjen një ofertë nga Tirana? Jam i Partizanit, por vendos Gaz Demi (qesh). Nuk besoj se do të largohesha për shkakun se doja të luajë në Europë, ndërsa në Shqipëri dëshira ime është të vazhdoj te Partizani se është një ekip i madh dhe më ka ndihmuar shumë.
Ishte koha e transferimit në Turqi dhe Vardari nuk donte të më shiste. Ndenja dy-tre muaj pa luajtur dhe më pas u huazova te Shkupi. Pas kësaj më folën për Partizanin dhe më thanë se është klub shumë i madh dhe jam i lumtur që u bëra pjesë e i kthyem titullin kampion. Më i miri në Superiore? Ka shumë talente në Shqipëri, por Dejvi Bregu është një nga më të mirët”, u shpreh Asani. /abcnews.al